Paris Saint-Germain dhe Liverpooli e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë në përballjen e 1/8-së së finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze ishte e frikshme në këta 45 minutat e parë, duke dominuar The Reds në çdo aspekt.
Heroi i Liverpoolit në këtë pjesë të parë është padyshim portieri Alisson Becker, që bëri disa pritje vendimtare.
Fillimisht PSG mendoi se kishte kaluar në epërsi me anë të Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 20-të, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Pesë minuta më vonë, Bradley Barcola kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se loja duhej vazhduar.
Në minutën e 29-të, Kvaratskhelia doli sërish përballë Alissonit, por ky i fundit bëri pritje fantastike.
Edhe Barcola testoi portierin brazilian pas tre minutash, mirëpo sërish Becker ishte vendimtar për Liverpoolin.
Kvaratskhelia për herë të tretë e testoi Alissoni, mirëpo brazilian vazhdoi të jetë i pamposhtur edhe pas 37 minutash lojë.
Duket se Liverpooli ka shpëtuar mrekullisht në pjesën e parë, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të dytën. /Telegrafi/