Telegrafi

Dominim total: Ky fund nga plishi do të jetë hit vjeshte!

Fundi me plish është njëri ndër trendët më atraktivë për vjeshtë, por mund të vishet edhe me xhemperë, fanella, këmishë…

“Mbretëresha” e modës këtë vjeshtë është femërore, atraktive dhe shumë e përshtatshme për stilin tuaj personal, prandaj quhet fund me plish, transmeton Telegrafi.

Pasi që fundin midi me palë të holla në revytë e veta paravjeshtore e prezantuan shtëpitë e famshme të modës,  të gjithë u çmendën pas kësaj pjese elegante të rrobave paksa të harruar.

Në të vërtetë, vajzat që ndjekin trendët do ta veshin me çizme stark dhe bajkere, ndërkaq damat e vërteta mund t’i veshin me taka sipas modës më të re.

Fundi me plish me shpejtësi të madhe ka arritur edhe në dyqanet tona, ndërkaq posaçërisht është vënë në pah modeli i argjendtë i cili është bërë hit absolut.

/Telegrafi/