Kombëtarja e Hungarisë ka arritur të bëjë një rikthim të jashtëzakonshëm në përballje me Islandën për të siguruar plasmanin në Kampionatin Evropian.
Skandinavët kishin shënuar në minutën e 11-të me Gylfi Sigurdson dhe e kishin epërsinë deri në minutën e 88-të.
Por Loic Nego barazoi gjithçka dy minuta para fundit dhe hungarezët vetëm tre minuta më vonë bënë rikthimin e jashtëzakonshëm.
Islanda ishte në sulm dhe një goditje e tyre u largua nga vija fatale, dhe ylli më i madh i Hungarisë, Dominik Szoboszlai prodhoi një aksion individual fantastik.
Anëtari i RB Salzburg, shënoi gol të pabesueshëm nga distanca për t’i siguruar vendit të tij plasmanin në ngjarjen më të madhe evropiane për Kombëtare.
Kësisoj hungarezët sigurojnë për herë të dytë radhazi kualifikimin në evropian dhe kjo është në arritje e madhe për ta.
Gjithsesi goli i Szoboszlait ka bërë xhiron e botës, pasi ka qenë një ndeshje me emocione dhe spektakël të madh. /Telegrafi/
Szoboszlai just casually walked it in, what a day for Hungarian football 🇭🇺🇭🇺🇭🇺🇭🇺 pic.twitter.com/pIaWEegLUd
— Feri 🇭🇺 (@GalacticosRtg) November 12, 2020