Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga pozita e zëvendëskryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe nga pozita e sekretarit të drejtësisë pas muajsh akuzave se kishte bullizuar anëtarët e stafit derisa punonte si ministër kabineti në departamentet të ndryshme.
Deputeti i lartë konservator ishte përballur me ankesa të shumta zyrtare për marrëdhëniet e tij me nëpunësit civilë, duke përfshirë pretendimet, të zbuluara fillimisht nga Guardian, se ai bullizonte dhe nënçmonte stafin, duke i bërë disa me lot, e duke iu shkaktuar të vjella para takimeve, transmeton Telegrafi.
Largimi i një aleati kaq të ngushtë politik është një goditje e madhe për kryeministrin britanik Rishi Sunak, i cili do të përballet me pyetje lidhur me gjykimin e tij pasi lejoi Raab të qëndronte në post, ndërkohë që u mbajt një hetim nga Adam Tolley KC, një avokat kryesor punësimi.
Kjo vjen derisa kryeministrit Sunak iu prezantuan të enjten gjetjet e një raporti zyrtar mbi sjelljen e Raab.
Një burim laburist tha për Sky News se ishte hera e dytë që një ministër kabineti “lejohej të jepte dorëheqjen” ndaj akuzave për bullizim. /Telegrafi/