Site icon Telegrafi

Dominic Fike konfirmon ndarjen nga ylli i “Euphoria”, Hunter Schafer

Dominic Fike dhe bashkë-ylli i tij në “Euphoria”, Hunter Schafer, thuhet se janë ndarë.

Këngëtari i “Mona Lisa” konfirmoi në mënyrë delikate statusin e tij të përditësuar të marrëdhënies, ndërsa po fliste në një intervistë të Apple Music me Zane Lowe.

“Thjesht kam mbaruar së qeni në marrëdhënie tani”, tha ai.

Foto: Getty Images

Duke folur për mënyrën se si e ka parë dashurinë, Fike, 27 vjeç, pohoi se donte kohë vetëm për të dalë nga ‘laku’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hunter Schafer

“Kjo në fakt ka hyrë në marrëdhëniet e mia romantike, një lloj dinamike”, pranoi ai. “Dhe shpesh është shkaku i përfundimit të marrëdhënies sime”.

Foto: Instagram

Ndërsa jepte një paraqitje të shkurtër të romancës së kaluar me Schafer, 24 vjeçe, këngëtari i “3 Nights” foli për kohët argëtuese që kishin kaluar së bashku.

I pyetur për rikthimin në sezonin e tretë të “Euphoria” me ish-in e tij, artisti nuk beson se do të ketë ndonjë tension.

“Mendoj se do të jetë mirë. Të gjithë jemi të rritur. Unë po përpiqem”, tha ai.

Foto: Getty Images

Ish-çifti filluan lidhjen në janar të vitit 2022, kur u panë të kapur për dore në restorantin ‘The Nice Guy’ në West Hollywood.

Një muaj më vonë, ata dolën publikisht me romancën e tyre kur Fike ndau një foto në Instagram duke u puthur me Schafer gjatë një festimi ditëlindjeje. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version