Telegrafi

Domethënia e veçantë e emrit “Poem Blu”, me të cilin Ledri dhe Sara e pagëzuan vajzën e tyre

Foto: Ledri Vula/Instagram

Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë të hënë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin Poem Blu.

Mes shumë urimeve për bërjen prindër për herë të parë, kuriozitet të madh te fansat zgjoi edhe domethënia e emrit të veçantë të vajzës.

Me “Poem”, çifti i referohen poemës si tekst poetik me elemente lirike dhe epike, e që përshtatet me Ledrin si reper, i cili i shkruan vet tekstet e këngëve të tij.

“Poem” gjithashtu në një kuptim tjetër ka domethënien e një guri të çmuar.

Ndërkohë me “blu”, dyshja nuk i referohen ngjyrës por kuptimit që kjo fjalë ka në anglisht, e që i bie “dhuratë nga Zoti”.

Mesa duket një kombinim i tillë ka bërë që Ledri dhe Sara të përzgjedhin këtë emër me shumë domethënie për më të voglën e tyre. /Telegrafi/