Telegrafi

Domenech: Kina fitoi me një goditje

Franca pati me dhjetëra raste në atë takim, kurse Kina gjatë 90 minutave pati vetëm dy goditje, njëra që përfundoi në portë si gjuajtje e lirë.

“Edhe pse është miqësore, nuk është kënaqësi të humbasësh. Ata patën një goditje në portë! Ne kemi pasur raste të të gjitha llojeve për të shënuar. Kjo është një ndeshje që pa marrë parasysh çfarë bëni, nuk mund ta ktheni prapa”, deklaroi Domenech, i cili u bë trajneri me më së shumti paraqitje në histori të kombëtares franceze. /Telegrafi/