Telegrafi

Domatja, shumë arsye për ta përdorur sa më shpesh

Mënyra më e mirë është sallata me vaj ulliri dhe perime të tjera; por bëni kujdes, mos përdorni domate gjysmë jeshile, por ato të pjekura mirë pasi përmbajnë substancat bioaktive.

E shijshme është domatja edhe në gjellë, por në këtë rast ajo humbet një pjesë të mirë të vitaminës C. Por, nga ana tjetër domatja në gjellë ka edhe një avantazh të madh, që lidhet me likopenin, i cili falë nxehtësisë çlirohet nga struktura fibroze në të cilën ndodhet. Pikërisht, për këto merita të domate s së gatuar, amvisat do të ishte mirë të përgatisin gjatë verës pure domatesh e cila mund të ruhet gjatë dimrit në frigorifer.

Nëse ju pëlqejnë domatet e freskëta, mund të përgatisni me to sallatë me pak vaj ulliri: likopeni, falë vajit absorbohet me lehtësi. Por jo vetëm kaq: ai që është në dietë duhet të dijë se njëqind gram domate përmbajnë vetëm 20 kalori, pra një sallatë me treqind gram domate, borzilok e ndonjë karotë përmban maksimumi njëqind kalori. Të dy acidet (malik e citrik) qe përmban domatja kanë veprim antiviral, prandaj duhet përdorur sidomos gjatë kohës së fillimit të shkollës, kur fëmijët shkëmbejnë mes tyre viruse dhe baktere.

Përveç kësaj, domatja është një ushqim i vlefshëm për zhvillimin e florës bakteriale intestinale e cila ndihmon në luftimin e shumë baktereve patogjenë që çdo ditë na sulmojnë. /Telegrafi/