Site icon Telegrafi

Domate të mbushura: Drekë ideale e lehtë verore!

shutterstock

Domatja e mbushur mund të jetë shtesë gjellëve me mish apo me mish peshku apo edhe gjellë kryesore me të cilën shkon shkëlqyeshëm me një tepsi sallate sezoni

Përbërësit:

– 400 g domate,
– 100 g qepë,
– 2 vezë,
– 4 lugë miell,
– 1 lugë gjalpë,
– 1 lugë qumësht,
– piper i freskët i bluar,
– 2 thelpinj hudhre,
– l lugë majdanoz,
– trumzë,
– borzilok.

Përgatitja:

Pritni me thikë pjesën e sipërme të domates dhe hiqjani me lugë një pjesë të brendshme.

Nxehni gjalpin, në të marinoni qepën e grirë imët derisa të marrë ngjyrë qelqi, shtoni hudhrën e grirë imët dhe edhe pak marinoni dhe shtoni majdanozin e grirë.

Vezët tundni, shtoni mielli, qumësht, një lugë erëza të freskëta dhe piper. Përzieni me qepën, hudhrën dhe majdanozin.

Mbushni domatet me përbërjen e këtillë, mbuloni me pjesën e sipërme të prerë të domates dhe vendosni në një enë.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kaçkavall, ndërkaq në fund të enës pak erëza. Piqni 35 – 40 minuta në 150 gradë.

Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version