Shahisti indian, Gukesh Domaraju u bë kampioni më i ri i botës ndonjëherë, duke kaluar legjendarin Garry Kasparov.
Në finalen e Singaporit, shahisti 18-vjeçar mundi si sfiduese ish-kampionen, kinezen Liren Ding.
Indiani festoi pas 14 ndeshjesh. Ding fitoi raundin e parë, dhe më pas Domaraju fitoi dy herë radhazi, me duelin që shkoi më pas në tetë barazime.
Domaraju theu rekordin e Garry Kasparov, i cili ishte kampioni më i ri i botës që nga viti 1985.
Kasparov ishte 22 vjeç kur mundi Anatoli Karpov. /Telegrafi/