Site icon Telegrafi

DOM: Vallë pas paraburgimeve do të pason ora policore

DOM është e indinjuar për shkak të masës së shqiptuar për paraburgim për Zdravko Saveski dhe dhjetëra aktivistë tjerë të lëvizjes qytetare „Protestoj“, e sidomos, siç thuhet në njoftim, nga trajtimi që u bëhet nga ana e disa mediave, ku paraqiten si “huliganë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Përkujtojmë edhe njëherë se vala e protestave u ngrit pas faljes grupore skandaloze të politikanëve nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, ndërsa në protestat anembanë vendit tonë morën pjesë qindra mijëra qytetarë. Protesta është e drejtë qytetare dhe janë të papranueshme kërcënimet e këtilla me paraburgim ose arrestim për pjesëmarrje në protesta. Këto metoda të presionit dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve të cilët e shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike na e imponojnë pyetjen: Nëse pas paraburgimeve do të pason „orë policore“ dhe ndalim për qarkullim?“, pyet DOM.

DOM, si pjesë e Platformës për Maqedoni demokratike, apelon për ndërprerje të metodave të këtilla të presionit dhe frikësimit të popullit dhe i inkurajon qytetarët të mos heqin dorë nga e drejta e tyre për protestë të qetë dhe shprehje të pakënaqësisë së tyre nga falja e nënshkruar dhe nga qëllimi për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version