Telegrafi

Dolphin lëshon shfletuesin e saj beta për iOS dhe Android

Versioni i ri i shfletuesit të Dolphin përkrah 21 gjuhë të ndryshme, dhe përmban listën e tab-eve me animacione, si dhe përmirësim të stabilitetit në shfletim dhe përmirësime tjera të rëndësishme për qasje të lehtë dhe të sigurtë në internet.

Për tu bërë një testues beta, ju mund ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin e shfletuesit nga Google Play Store apo në Apple Store.

Për më shumë detaje lidhur me shfletuesin mobil të Dolphin vizitoni faqen zyrtare, në të cilën ju mund të regjistroheni edhe si zhvillues beta. / Telegrafi /