Dolly Parton ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës së coronavirusit.
Të martën, legjenda e muzikës ‘country’, 75 vjeçare, postoi një foto dhe video në ‘Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt’ duke marrë injeksionin nga një profesionist mjekësor.
“Dolly merr një dozë të ilaçeve të saj”, shkroi këngëtarja e “Jolene” videon.
“Më në fund do të marr vaksinën time, jam shumë e ngazëllyer”, tha Parton. “Jam duke pritur që një kohë”.
Biondja këndon rreth ‘vaksinimit’ në versionin e hitit të famshëm “Jolene”, para se të vendosë një maskë blu ndërsa mjeku shfaqet në video duke u përgatitur për t’i dhënë vaksinën.
Në prill të vitit 2020, njoftoi se po dhuronte 1 milion dollarë për studiuesit në universitet për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine.
Dolly gets a dose of her own medicine. @VUMChealth pic.twitter.com/38kJrDzLqC
— Dolly Parton (@DollyParton) March 2, 2021
Sipas New England Journal of Medicine, donacioni i bërë nga artistja amerikane dhe puna e bërë nga studiuesit në Vanderbilt gjatë fazave të provës çuan drejtpërdrejtë në Moderna duke njoftuar se kishte prodhuar një vaksinë për coronavirus që është thuajse 95% efektive.
Duke folur për donacionin e saj në Associated Press muajin e kaluar, këngëtarja theksoi: “Epo unë ndjek zemrën time. Unë jam një person me besim dhe lutem gjatë gjithë kohës që Zoti të më çojë në drejtimin e duhur”. /Telegrafi/