Telegrafi

Dollari kap trenin e kthimit

Analistët thonë se tashmë ka shenja më të forta se rruga e gjatë gjashtëvjeçare e dobësimit të dollarit mund të ketë përfunduar.

Euro shënoi nivelin më të lartë kundrejt dollarit muajin e kaluar në kuotën 1.6038. “Panorama e fondamenteve të dollarit është përmirësuar dukshëm gjatë javëve të fundit”, – deklaroi Fiona Lake, eksperte e “Goldman Sachs”.

Ajo shtoi se të dhënat nga besimi i konsumatorëve në SHBA mund të dëshmojnë se ekonomia amerikane po stabilizohet, pavarësisht se në nivele të ulëta.

Nga ana tjetër, ekonomitë e Europës po japin shenja shumë më të rënda krize.

Euro humbi 1.6% kundrejt dollarit dhe ra në 1.685 dollarë, niveli më i ulët që nga shkurti.Paundi britanik shënoi dje periudhën më të gjatë të dobësimit kundrejt dollarit që ka njohur në 37 vitet e fundit.

Paundi u dobësua për javën e katërt radhazi. Vetëm dje humbi 2.9% të vlerës, duke rënë në nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2006.