Dollari amerikan vazhdoi të rimëkëmbet të martën pasi yield-të e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rritën në pritjet që Rezerva Federale do të vazhdonte me rritjen e normave të interesit gjatë këtij viti. Rritja erdhi pavarësisht kritikave nga presidenti Donald Trump rreth ndikimit të fuqisë së dollarit dhe norma e interesit të Rezervës Federale ngrihet mbi ekonominë.
Aktualisht një euro po shkëmbehet me 1.17 dollarë amerikan.
Çift monedha do të jetë në presion me shumë investitorë që përgatiten për takimin midis presidentit, Donald Trump dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Juncker do të udhëtojë për në Uashington për bisedime të fokusuara në tensionet tregtare pas vendosjes së tarifave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi çelikun dhe aluminin e Bashkimit Evropian dhe kërcënimet e Trumpit për t’i zgjeruar ato masa për makinat evropiane, përcjell Telegrafi.
Sot pritet të publikohen të dhënat për prodhimin dhe shërbimet e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian për muajin korrik, gjithashtu këtë pasdite do të publikohen të dhënat e Prodhimit dhe Shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/