Telegrafi

Dollari amerikan humbës më i madh më 2009

Gjatë vitit të kaluar vlera e dollarit në krahasim me euron është zvogëluar për tre për qind me çka çmimi i një euro arrinte 1,4 dollarë.
Rritje të vetme prej 1,9 për qind dollari shënoi në krahasim me valutën japoneze, jen.

Në pjesën më të madhe të vitit 2009 valuta amerikane iu nënshtrua trysnisë së madhe para së gjithash për shkak të shkallëve të ulta kamatore në SHBA dhe paralajmërimeve për përmirësim të ngadalshëm të ekonomisë amerikane.

Por, në dhjetor stabilizimi i butë i gjendjes ekonomike inkurajoi investitorët që të investojnë më tepër, me çka dollari amerikan fitoi në vlerë.