Dollari amerikan mbetet i fortë pasi Kina ndoqi një lehtësim në politikën e brendshme duke lejuar që huani të binte. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dhënat treguan u shtuan 134 mijë vende pune në muajin shtator, shumë më poshtë se punësimi i pritur prej 185 mijë vende punë. Megjithatë, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ra në nivelin më të ulët që nga viti 1969.
Gjithashtu në muajin gusht vendet e punës morën një rishikim të mprehtë drejt një shtimi prej 270 mijë vendeve të punës nga 201 që ishte parashikuar, ndërkohë pagat në muajin e kaluar u rritën me 2.8 për qind.
Në Evropë, politika italiane mbeti e zbehtë ndërsa Komisioni Evropian paralajmëroi se deficiti buxhetor i vendit shkeli angazhimet e kaluara, duke e çuar Romën të këmbëngulte se nuk do të tërhiqej nga planet e saj të shpenzimeve.
Qeveria italiane do të dërgojë planin e tyre të buxhetit në Bruksel deri më 15 tetor, me buxhetin aktual që do të publikohet deri më 20 tetor.
Aktualisht një euro është duke u tregtuar me 1.15 dollarë amerikan. /Telegrafi/