Jozef Dudek nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i vdekur pasi mbi të ra një dollap i prodhuar nga IKEA.
Ky është i treti fëmijë brenda dy vitesh, që e pëson me jetë pasi mbi të bie kjo orendi e ngushtë dhe e gjerë, që shumë lehtë rrëzohet, transmeton Telegrafi.
Kompania ka kërkuar që të kthehen prapa afro 30 milionë dollapë që janë në treg, ndërsa ka kërkuar falje për rastet dhe do të ofrojë kompensimin.
Në të njëjtën kohë, kërkohet që të hiqen të gjitha orenditë e ngjashme, shkaku i të cilave janë shkaktuar shumë lëndime te fëmijët. /Telegrafi/