Winamp ishte një program i popullarizuar i muzikës në fundin e viteve 1990 dhe në fillimin e viteve 2000, dhe tani është kthyer nën një zhvillim aktiv.
Një version krejtësisht i ri i Winamp tani është në dispozicion, por që është shumë më ndryshe se versioni origjinal.
Kompania mëmë e Winamp viteve të fundit është ndarë në mes të 2 projekteve, përditësimet për programin klasik në Windows, dhe një shërbim krejtësisht të ri me emrin e njëjt.
Versioni fillestar i këtij shërbimi tani është në dispozicion tek player.winamp.com, dhe punon edhe në shfletuesit e desktopit edhe tek shfletuesit e telefonave, raporton HTG, transmeton Telegrafi.
Sipas një deklarate për shtyp, aplikacionet e kompletuara për iOS dhe Android pritet që të arrijnë në tremujorin e tretë të këtij viti, dhe do të jenë të“bazuara në versionin e vjetër të desktopit”.
Nuk mund të lëshoni ende muzikën tuaj me aplikacionin e ri të uebit, e as nuk mund ta lidhni atë me shërbimet e transmetimit të palëve të treta. Winamp thotë se ky funksionalitet do “vie së shpejti” dhe nuk është e qartë se cilat shërbime transmetimi do të lejojnë luajtjen e muzikës përmes shërbimit.
Tani për tani, i vetmi burim i muzikës është “Fanzone” – një shërbim ku mund të mbështesni artistë individualë me abonime direkte për qasje në muzikën e tyre në luajtës. Kjo veçori bënë të duket se Winamp po konkurron me platforma si Patreon. /Telegrafi/