Shoferi që po voziste nëpër një rrugë të Australisë, ka hyrë në një pellg me ujë, por nuk e ka llogaritur se mund të ketë thellësi të madhe.
Pamjet e xhiruara, tregojnë se si Toyota Hilux bie në gropë, ndërsa drejtuesin dhe mikun e tij fillon t’i zë paniku, përcjell Telegrafi.
Makina zhytet thellë, ndërsa vrushkujt e ujit bien në xhamin e përparmë dhe fillojnë të hynë nga dyert.
“Vetëm vazhdo të lëvizësh, do t’ia dalim” dëgjohet duke thënë shoqëruesi, ndërsa shoferi e kthen në marshin e dytë, në përpjekje që të largohet.
“Nuk do ta bëjmë më kurrë këtë” dëgjohet duke thënë drejtuesi, pasi kaloi këtë eksperiencë të hidhur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=tzMng6li8g4