Telegrafi

Doli të pastrojë plazhin – gjeti një mesazh në shishe nga 25 vite më parë

Një mesazh në shishe i dëmtuar rëndë i cili u zbulua nga një klub skocez i kanoeve gjatë një pastrimi të plazhit, doli të jetë shkruar dhe vendosur në shishe nga një vajz prej para 25 viteve.

David Shand, i cili gjeti shishen plastike ndërsa merrte pjesë në pastrimin e plazhit nga Pentland Canoe Club në zonën Occumster, tha se copa e vogël e letrës brenda ishte jashtëzakonisht e zbehur dhe e vështirë për t’u lexuar.

Mesazhi ishte skruar nga një vajzë e quajtur Lynn, por për shkak të dëmtimit David arriti që të lexonte vetëm disa nga shkronjat e mbiemrit të saj, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Fotot e shishes u postuan në Facebook dhe shënimi u nda me stafin e shkollës fillore Rothes, e cila dukej se ka qenë shkolla e vajzës, kjo duke u bazuar në informacionin e mbledhur nga shënimi i dëmtuar.

Ish-nxënësja eventualisht u identifikua si Lynn Mighten, e cila tani quhet Lynn Gardner.

Gardner bëri të ditur se shishen që e mbante mesazhin e kishte hedhur në një prrockë afër shkollës së saj, ku më pas me sa duket u mor nga lumi Spey. Ajo tha se ishte 7 ose 8 vjeç kur shkroi mesazhin, duke e bërë atë rreth 25 vjet të vjetër.

Shand deklaroi se ai foli me Gardner nëpërmjet telefonit dhe tani ai po ia dërgon shënimin e saj me postë. /Telegrafi/