Një pushim familjar në male është diçka që shumë njerëz dëshirojnë, veçanërisht pas disa javësh ose muajsh punë të palodhur.
Ajri i pastër, “zhurma e gjetheve” dhe heshtja e pyjeve mund të bëjnë mrekulli për të hequr stresin.
Por zogjtë e vegjël të lezetshëm nuk janë kafshët e vetme që jetojnë në mal, siç e kuptoi kjo familje gjatë udhëtimit të tyre në malet Smoky në fillim të këtij muaji.
Një ari i egër u afrua tek kabina në Sevierville, Tennessee ku po qëndronin dhe fillimisht u përpoq të hapte derën e shtëpisë, e cila ishte e mbyllur, nuk u ndal me kaq, shkruan Car Scoops, përcjell Telegrafi.
E gjithë kjo u kap nga familja e cila e xhiroi të tërë ngjarjen.
Me sa duket duke kërkuar diçka për të ngrënë, kafsha filloi të tërhiqte dorezat e veturave që ishin të parkuara jashtë dhe – për habinë e të gjithëve brenda – arriti të hapte si furgonin Honda Odyssey ashtu edhe fuoristradën Kia Telluride që ndodheshin pranë kabinës.
Jo vetëm kaq, por ariu madje hyri brenda të dyja veturave.
Telluride rezultoi i pasuksesshëm pasi nuk kishte ushqim, por më pas doli nga Odyssey me atë që dukej si një qesen blu.
Madje, një person nga brenda pyeti: “Çfarë ka në gojë?”
Askush nuk u lëndua dhe kafsha u largua pasi mori qesen blu nga furgoni, por është diçka e çuditshme se sa të mirë duken arinjtë në hapjen e dyerve. /Telegrafi/