Telegrafi

I doli përpara terroristit për të shpëtuar një tjetër besimtar, plaku është viktima e parë e konfirmuar e masakrës në Zelandë të Re (Foto)

Një gjysh i nëntë fëmijëve është viktima e parë e konfirmuar e sulmit në xhaminë në Zelandë të Re.

Bëhet fjalë për Daoud Nabi, 71 vjeç, i cili madje thuhet se qëllua për vdekje pasi u hodh para një adhuruesi tjetër, i ka thënë mediave djali i tij Omar Nabi, përcjell Telegrafi.

Ai ishte në mesin e 49 adhuruesve të vrarë nga një terrorist i ekstremit të djathtë në Christchurch gjatë lutjeve të tyre të premten.

Lexo po ashtu Masakra në Zelandë të Re, autori kishte në plan të vriste Merkel dhe Erdogan – zbulohet çfarë tjetër “në mendje” kishte terroristi

Omar, i cili tha se nuk kishte shkuar në lutjet e së premtes për shkak të punës, tha se ai nxitoi për në xhami kur dëgjoi lajmet e tmerrshme dhe i ishte thënë se babai i tij ishte hedhur përpara një tjetër adhuruesi.

Ai zbuloi se si babai i tij e kaloi jetën duke u ndihmuar refugjatëve që vijnë në Zelandën e Re dhe se kishte kuptim që ai do të mundohej të shpëtonte dikë.

“Ai i ka ndihmuar të gjithë ata që janë refugjatë. Nëse jeni nga Palestina, Iraku, Siria, ai ishte personi i parë që ua zgjaste dorën”.

Omar tha se babai i tij themeloi një xhami në Christchurch dhe ishte bërë kryetar i një shoqate lokale afgane.

Ai tha se familja u transferua në Zelandën e Re në vitet 1980, kur sovjetikët pushtuan Afganistanin.

Lexo po ashtu Terroristi i Zelandës së Re kishte “ndryshuar gjatë udhëtimeve”, një ish-kolege tregon se si sillej ai në punë

Sulmuesi i dyshuar Brenton Tarrant, 28 vjeç, u akuzua për vrasjen e 49 njerëzve sot këtë mëngjes.

Ai u arrestua së bashku me dy të tjerë dhe eksplozivët u shpërthyen të kontrolluar në atë që duket të jetë një sulm terrorist i planifikuar me kujdes.

Ai u shfaq në gjykatë këtë mëngjes, vetëm pak orë pasi kryeministrja Jacnda Ardern e quajti atë ‘një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re’.

Ajo tha se incidenti përfaqësonte ‘një akt të jashtëzakonshëm dhe të pashembullt të dhunës’ dhe pranoi se shumë nga ata që preken mund të jenë emigrantë dhe refugjatë. /Telegrafi/