Site icon Telegrafi

Doli për ta kërkuar macen e humbur, amerikania bie në një gropë që u hap nën këmbët e saj – autoritet janë akoma në kërkim të saj

Policia dhe zjarrfikësit në Pennsylvania të SHBA-ve janë vënë në kërkim të një gruaje, që besohet të ketë rënë në një gropë nëntë metra të thellë që mund të jetë hapur nën këmbët e saj derisa ishte duke kërkuar macen e humbur.

Elizabeth Pollard, 64-vjeçe, ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, pasi doli të kërkoi macen të hënën mbrëma dhe nuk u kthye më, transmeton Telegrafi.

Policët dhe zjarrfikësit që arritën në vendin e ngjarjes për pak sa nuk përfunduan në një njëjtën gropë – që besohet se ka lidhje me një minierë qymyri të braktisur.

Mikrofonat dhe kamerat u dërguan në gropë, por Pollardin assesi të arrinin ta gjenin. Por nga policia kanë bërë të ditur se kamerat e tyre kanë regjistruar atë që duket të jetë një këpucë.

Vetura e Pollard është gjetur e parkuar prapa restorantit në qytetin Marguerite rreth 65 kilometra në lindje të Pittsburg.

Mbesa e saj 5-vjeçe ishte brenda veturës, ku policët bënë të ditur se ajo kishte të ftohtë por që nuk ishte e lënduar.

Polici i Penssylvania, Stephen Limani tha se gropa është e madhësisë së një kapaku të pusetave të qytetit.

“Ishte me madhësi të kapakut të pusetës, por poshtë gropës ishte dukshëm më e madhe dhe nga aty po përpiqemi ta gjejmë me kamera”, shtoi ai.

Autoritetet lokale besojnë se gropa u hap derisa Pollard po qëndronte dhe analizonte ambientin përreth, me shpresën se do ta gjejë macen Pepper.

Ata shpresojnë se gruaja është akoma gjallë, pavarësisht se temperaturat kanë rënë dukshëm – por se brenda gropës janë më të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version