Charlotte Wilson nga Londra i ka lënë fëmijët vetëm në dhomën e tyre dhe doli për të kryer një punë përjashta, por kur u kthye u tmerrua me atë që gjeti.
Vogëlushët dy dhe trevjeçar, kanë shfrytëzuar rastin që të lyejnë muret, dyshemenë, orenditë dhe dyshekët me ngjyrën që gjetën në afërsi, transmeton Telegrafi.
“Isha përjashta vetëm dhjetë minuta dhe ata u bënë artistë, duke ngjyrosur gjithçka. Mendova se po luanin në qetësi sepse nuk i dëgjoja që po bënin rrëmujë”, ka thënë Wilson.
Shumë prindër kanë komentuar lidhur me rastin, duke konsideruar se fëmijët janë të aftë të bëjnë gjithçka.
“Nuk iu duhet shumë kohë dhe sa herë që nuk dëgjohen janë duke u marrë me ndonjë lojë jo të mirë”, është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/