Një adoleshente ruse gjeti vdekjen në një vijë hekurudhore, ndërsa ajo u përpoq të bënte një selfie përpara një treni që po afrohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Karina Baymukhambetova, 15 vjeçe, ishte “prerë në copa” kur lokomotiva u përplas me të në Orsk të Rusisë.
Një djalë i paidentifikuar që ishte me të, që besohet të ishte një i afërm, arriti të hidhej nga shinat në kohë.
Siç thuhet tutje, shoferi i trenit e kishte përdorur frenimin e tij të emergjencës kur pa njerëzit në shina, por motori nuk mundi të ndalet në kohë.
Raportet në Rusi thanë se djali e kishte paralajmëruar vajzën për rrezikun, por ajo kishte përgjigjur: ‘Mos ki frikë nga asgjë në jetë’. /Telegrafi/