Ndonëse ka kaluar më tepër se një vit nga gjesti prej heroi, veprimi i Felipe Martinez për të shpëtuar të vëllanë vijon ende të cilësohet si një prej gjesteve më guximtare për vitin e lënë pas.
Toreadori Francisco Martinez ndodhej në tokë pa ndjenja teksa ishte goditur nga një dem në arenën e Queretaro, në Meksikë kur i vëllai i tij më i madh. Felipe ka ndërhyrë.
Ai kapërceu murin mbrojtës dhe është hedhur mbi të vëllanë për ta mbrojtur duke u bërë një barrierë nga goditjet e demit.
Demi është vërsulur dhe e ka goditur atë, fatmirësisht duke i shkaktuar vetëm disa plagë sipërfaqësore.
Të dy vëllezërit e morën veten shumë shpejt nga goditjet e rënda që morën, por gjesti i Felipes i shndërroi pamjet e kësaj ngjarjeje shumë shpejt në virale./tch/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=8NVpNWRxUIM