Telegrafi

Doli një lajm i rremë se do ta rris djalin me kulturë arabe, reagon Gold AG: Nuk e kam thënë kurrë, nuk i jap askujt llogari si e rriti

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi shqiptar, Gold AG, gjatë këtyre ditëve ka qenë në fokus të medieve e shtypit rozë.

Kjo pasi publikoi për herë të parë fotografi të të birit e po ashtu theksoi se nuk ia kishte zbuluar portretin për shkak të mësyshit.

Ai së fundmi ka qenë pre e një lajmi të rremë ku thuhet se ‘do ta rris djalin me kultura arabe’, gjë të cilin e ka mohuar kategorikisht.

Në një postim të ri, Arian Agushi (emri i plotë) shton se nuk do t’i japë askujt llogari se si do ta rrisë fëmijën tim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

“Faqet e sponsorizuara nga shërbime të ndryshme që duan të na shohin copa, kanë shpërndare një lajm me titull “Gold AG: Do ta rris djalin me kulture arabe:”. Gjë që nuk e kam thënë kurrë”, ka thënë ai.

“Nuk i jap askujt llogari si e rriti, por djali im do të rritet me emër të Zotit si shqiptar mysliman. E qafirëve që ju dhemb nuk është faji im. Lehni si qeni se akoma jam në krye vendi”, vazhdon më tej Gold AG.

Ai këtë vit për ditëlindjen e parë ia dedikoi një këngë djalit të tij, Guerilit. /Telegrafi/