Reshjet e rrëmbyeshme, që dje e përfshinë rajonin më të gjërë të Kumanovës, shkaktuan derdhje të Lumit të Mateçit në komunën e Likovës, e cila përmbyti gjashtë objekte ndihmës dhe tokë bujqësore, njoftoi sot udhëheqësi i QRMK Kumanovë, Goran Stojanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Uji në objektet ndihmëse është tërhequr dhe situara në terren është e qëndrueshme. Sipas tij, nuk ekzistojnë mundësi për dalje nga shtrati të lumenjve Kumanovka, Konjarka, Likovë dhe Pçinja, njofton AIM.
Ai theksoi se shtretërit e lumenjve janë përpunuar dhe pastruar. Moti i ligë që dje e përfshiu Kumanovën u shoqërua me zbrazje të fuqishme eklektike dhe bubullima. /Telegrafi/