Një person ka informuar se vëllai i tij nga data 29.08.2024 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të martën rreth orës 01:45 në rrugën “Nëna Terezë”, në Gjakovë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se vëllai i tij që nga data 29.08.2024 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/