Site icon Telegrafi

Doli në takim dashurie e zbuloi vëllanë

Kështu ata vazhduan të kontaktojnë me njëri tjetrin dhe pas tre muajsh kontakti në internet vendosën të takoheshin në Londër. Megjithatë, zbuluan se kishin më shumë të përbashkëta se sa mendonin – prindërit.

“Mund ta paramendoni reagimin, befasinë, gëzimin dhe gjendjen e pakëndshme në të cilën u gjendëm”, thotë Sarah.

Prindërit Felicity dhe David Bentley u shkurorëzuan më 1975. Atëbotë Sarah 8 vjeçare shkoi të jetonte me të ëmën në Edinburgh derisa Davidi shkoi në Londër me të atin. Nuk kishin ruajtur kontaktet dhe fëmijët kishin humbur kontaktin. Sarah u martua më 1989 dhe u shkurorëzua pas një viti, por mbajti mbiemrin e ish bashkëshortit.

“Nuk e kisha idenë se ku gjendej ajo. E kam kërkuar si Sarah Bentley dhe pas një kohe thjeshtë hoqa dorë”, thotë George.

Edhe pse ishte jo e këndshme pasi takimi filloi si takim dashurie dhe përfundoi si takim familjar, ata e festuan këtë njohje me shampanjë dhe kujtuan fëmijërinë.

Ekspertët thonë se shansi i tyre për takim ka qenë një në 500 milionë, 30 herë më e vogël sesa ta fitosh lotarinë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version