Një burrë në Japoni është arrestuar pasi u takua me 35 gra në të njëjtën kohë si dhe mori dhurata dhe kartolina nga të gjitha ato.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Takashi Miyagawa, një punëtor me orar të pjesshëm nga rajoni japonez i Kansai, iu kishte thënë secilës prej grave që kishte dalë në takim, që ditëlindja e tij ishte në një datë tjetër.
Bëhet e ditur se 39-vjeçari u arrestua për mashtrim, pasi pretendonte se ishte serioz në lidhje me marrëdhëniet që kishte me to.
Ditëlindja e vërtetë e Miyagawa-s është më 13 nëntor.
Bëhet e ditur se gratë e kanë akuzuar Miyagawa-n se i ka mashtruar ato për dhuratat e ditëlindjes në vlerë prej 665 funtesh, përfshirë rroba dhe para. /Telegrafi/