Telegrafi

Doli në shitje libri më i ri i Daut Dautit

Libri paraqet qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake të shqiptarëve gjatë këtyre viteve. Nga këndvështrimi britanik, në libër ofrohet edhe gërshetimi i diplomacive të Fuqive të Mëdha dhe asaj otomane në lidhje me çështjen shqiptare gjatë kësaj periudhe të rëndësishme gjatë së cilës zuri fill nacionalizmi shqiptar. Libri është tërësisht i bazuar në dokumentet e Foreign Office-t, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike.

Recenzenti, Dr. Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në Bruksel, në parathënien e këtij libri e ka vlerësuar lartë punën hulumtuese-shkencore të autorit dhe rëndësinë që do ta ketë kjo vepër jo vetëm për historinë dhe diplomacinë e shqiptarëve, por edhe më gjerë.

Libri është duke u prezantuar nga botuesi në Panairin e Librit në Tiranë, ku është duke u vërejtur një interesim i madh për të.

Libri ka 630 faqe dhe ilustrohet me disa dhjetëra harta dhe dokumente, të cilat, sikur edhe pjesa dërmuese e materialit në libër, janë të pabotuara më parë. /Telegrafi/