Site icon Telegrafi

I doli në ndihmë policisë, momenti kur kalimtari i guximshëm tentoi “të neutralizonte terroristin” në Melburn të Australisë (Video)

Janë publikuar pamjet në të cilat shihet se si as kalimtarët nuk qëndruan duarkryq, kur një burrë me thikë kishte filluar një sulm në Melburn të Australisë.

Siç edhe kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, ai fillimisht i kishte vënë flakën veturës së tij dhe më pas ka therur tre blerës, duke vrarë njërin prej tyre, para se të qëllohej nga policia.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=tCSdYbG2Qdk

Dëshmitarët kanë thënë se Holden Rodeo goditi një këmbësorë ndërsa ngjitej trotuarit dhe vetura e tij shpërtheu në flakë afër një kryqëzimi.

Lexo po ashtu I vë zjarrin makinës, pastaj sulmon policët – një i vdekur dhe tre të lënduar nga një sulm në Melburn të Australisë (Foto/Video)

Në sulmin që kishte zgjatur më shumë se një minutë, ai kishte filluar të sulmonte edhe dy oficerë të policisë, duke dashur t’i therte ata me thikë.

Fillimisht policët ishin përpjekur të shmangnin goditjet dhe ta bindnin burrin të dorëzohej.

Por në pamje të publikuara ndërkohë, shihet momenti kur një kalimtar i guximshëm u përpoq ta rrëzonte me një karrocë për blerje. /Telegrafi/

Exit mobile version