Site icon Telegrafi

Doli jashtë për ta shëtitur qenin, tentojnë ta plaçkitin dhe e qëllojnë për vdekje, policia amerikane publikon momentet e sulmit

Një djalë i ri nga Philadelphia kishte dalë në qytet për ta nxjerrë për shëtitje qenin, por ndodhi e papritura – dy persona u ndalën për ta plaçkitur e gjatë orvatjes ata e qëlluan me armë për vdekje.

Viktima e identifikuar nga familjarët si Milan Loncar, 25-vjeç, dukej i qetë me qenushin e tij duke shëtitur rrugëve, kur dy persona të dyshuar ia afruan, transmeton Telegrafi.

Njëri prej tyre ia drejton revolen Loncarit, derisa tjetri ia kontrollonte xhepat. Viktima ishte student i Universitetit Temple, i cili u qëllua me armë në gjoks dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Hetuesit kanë publikuar pamjet e momentin rrëqethës, ku nga qytetarët kërkojnë që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte në kapjen e vrasësve.

Madje është vënë një shpërblim prej 20 mijë dollarëve, për këdo që ka informacione që ndihmon në arrestimin e dorasëve. /Telegrafi/

Exit mobile version