Telegrafi

Doli episodi i ri “Schengen Visa” në GjirafaVideo: “Sha ndodh n’kodet, met n’kodet”

Sapo doli episodi i ri i serialit të famshëm “Schengen Visa” i cili titullohet “Sha ndodh n’kodet, mbetet n’kodet”.

Ky episod na sjell një ngjarje shumë interesante dhe me plot skena që do të qeshni me lot.

Ibrahimi ndërron stil të veshjes për me i lënë përshtypje Lules mirëpo Lulja ka ikur në Zvicër, axhi Basri mundohet që të punojë si duhet në fotografimin biometrik dhe i ndodhin plotë gjëra komike. Nëntori kërkon nga axha Basri që ta trajtojë si duhet para tjerëve, Ema Digimoni bën humor me këta dy dhe në anën tjetër Liria nuk merret asnjëherë me thashetheme kinse.

“Schengen Visa” dita e ditës po rritet, episodi i kaluar ka qenë më i shikuari, mirëpo deri më tani ky episod që sapo doli është duke i’a kaluar me shikime për kohën e njëjtë.

Ky serial është prodhim i GjirafaStudios dhe nuk shfaqet në asnjë TV apo platformë tjetër përveç në GjirafaVideo.com. Ndiqeni episodin e plotë më poshtë: