Telegrafi

Dolën për të eksploruar, çifti nga Hungaria humb në Llogara

Një çift nga Hungaria po kërkojnë ndihmë, pasi kanë humbur në malin e Llogorasë.

Çifti nga Hungaria, pasi kanë dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet Llogora, Karaburun, mbrëmjen e sotme kanë humbur në këtë pjesë dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.

Kontaktin e fundit e kanë dhënë tek qendra e vizitorëve në Radhimë para dy orësh dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për ta.

Ndërkohë punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogorasë per gjetjen e çiftit nga Hungaria.

Mësohet se personat të cilët kanë dalë për të kërkuar çiftin hungarez ka tentuar të komunikojnë me Ambasadën Hungareze por që nga ambasada nuk i është përgjigjur askush. /TCH/