Një përdorues i rrjetit social Twitter, ka zbuluar se ka qenë në një takim me ish-pronaren e qenit të tij.
Në fakt, ata janë njohur përmes një aplikacioni për njoftime, e derisa bisedonin ajo përmendi emrin e qenit të tij – e ajo e habitur zbuloi se edhe qeni i saj njëjtë quhet dhe se është i racës labrador, transmeton Telegrafi.
Iu duk e çuditshme pasi që qeni ka emrin Onix. Kjo vajzë më pas zbuloi se labradori i saj ishte dërguar në një strehimore dhe se aty e kishte kuptuar se atë e kishte “adoptuar” ky i ri.
Been chatting to this girl on tinder for the past few days. Only turns out that I adopted her Labrador a few years ago 🥲 pic.twitter.com/F6OfRXKvcn
— JimNo (@JimNo1871) August 24, 2021
Pasi që këtë tregim e rrëfeu para mijëra përdoruesve të rrjetit social, ata e lutën që në takimin e ardhshëm ta merr me vete edhe labradorin. Ashtu edhe bëri.
“Shumë lot, ndjenja të veçanta dhe një qen shumë i lumtur”, ka shkruar përbri fotografi së labradorit të zi Onix që u ritaku me ish-pronaren.
Many tears, some great memories and one very happy dog 🥰 https://t.co/xzWPrFTrBF pic.twitter.com/6nN6nxJIkd
— JimNo (@JimNo1871) August 27, 2021
“Onix për fat të keq në fillim nuk i kujtohej ish-pronarja, por më vonë vërejti një ngrohtësi te ajo. Ne do të vazhdojmë të takohemi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/