Telegrafi

Dolën masivisht për ta përshëndetur: U shkarkua sepse dha alarmin për coronavirusin, momenti kur kapiteni largohet nga aeroplanmbajtësja amerikane

Kapitenit të aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” iu dha një përshëndetje e madhe nga tanimë ish ekuipazhi i tij, teksa la për herë të fundit transportuesin e avionëve pasi u shkarkua për një letër që ai shkruajti duke kërkuar që marinarët e tij të karantinizohen pas një shpërthimi të coronavirusit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e postuara në mediat sociale nga marinarët tregojnë një turmë të madhe ushtarësh në bordin e anijes duke i dhënë një lamtumirë kapitenit Brett Crozier.

“Kjo është se si ju largoni një nga kapitenët më të mëdhenj që keni pasur ndonjëherë”, dëgjohet të thotë një burrë, shkruan DailyMail.

Lexo po ashtu Marina e SHBA-së shkarkon kapitenin e aeroplanmbajtëses që ngriti alarmin për coronavirusin – tregohet se çfarë kishte thënë ai

Një tjetër marinar, Taliah Peterkin, postoi një video ku tregonte Crozier, i veshur me një kapelë bejsbolli dhe mbante një çantë në shpinë, derisa po largohej nga USS Theodore Roosevelt, që është e vendosur në Guam.

Ai është parë duke u përshëndetur dhe pastaj duke u kthyer kah marinarët që po brohorisnin emrin e tij: ‘Kapiten Crozier! Kapiten Crozier!’

Kapiteni Crozier u shkarkua të enjten nga marina amerikane, atër ditë pasi ai shkruajti një letër të drejtuar drejtuesve të marinës, duke bërë thirrje për veprim më të fortë për të adresuar shpërthimin e COVID-19 për të cilin ai tha se po kërcënonte jetën e marinarëve të tij. /Telegrafi/