Veshjet e shkurtra të cilat lejojnë që barku i femrës të dal në pah, janë mbizotërueset e kësaj stine të nxehtë.
Por jo vetëm, deri më tani kishim parë veshje me lule të shumta, ndërkohë që stilistët për këtë sezon propozojnë edhe veshje me fruta e perime të ndryshme.
Në koleksionin e fundit, Dolce & Gabbana ka propozuar shumë veshje me barkun përjashta, këmisha të shkurtra me lule të ndryshme shumëngjyrshëse dhe funde të shkurtër, por nuk duhet harruar edhe perfeksioni i trupit të femrave që propozojnë këtë stil veshjeje.