Telegrafi

“Dola nga njëri, po hyj në burgun tjetër”: Koci thotë se kjo deklaratë e Lushtakut ka të bëjë me Selimin e Demakun

Pas daljes nga burgu, kryetari Skënderajt, Sami Lushtaku tha se po i duket se doli nga një burg por u fut në një tjetër.

Lexo po ashtu Lushtaku del nga burgu: Dola nga njëri, po hyj në burgun tjetër! (Foto)

Sipas avokatit të Lushtakut, Arianit Kocit, kjo deklaratë ka të bëjë me dy shokë të tij.

“Me sa e kam marrë vesh, Lushtaku e konsideron ende të burgosur veten pa u liruar Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku. Sipas tij, dhe sipas meje, ata janë padrejtësisht duke u mbajtur në burg”, ka thënë Koci në Klan Kosova.