Site icon Telegrafi

Dokumenti i vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin dhe bashkëpunëtorët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dispozitivin e vendimit.

Burimet i kanë thënë gazetares se gjyqtari pritet të dorëzojë vendimin e arsyetuar atë përfundimtar. Gjykata ka rikualifikuar akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Gjithsesi, këto tre akuza nuk u pranuan nga tre gjykatësit, të cilët e dënuan Tahirin për “shpërdorim prove”, akuzë që nuk ishte bërë nga Prokuroria. Tahirit i është ndaluar gjithashtu për tre vite marrja e posteve publike.

Pasi doli nga gjykata Tahiri u shpreh: “Gjykata tha nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë me disa kushërinj kemi përdorur një makinë, jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”.

Edhe Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës u shpall fajtor mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjyjkata, e cila e shpalli fjator për “shpërdorim detyre”.

Ai nuk i ka shpëtuar dot burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati./TCH/

Exit mobile version