Telegrafi

Dokumentet e privatizimit i dogji UNMIK-u

Këtë për Express, e kanë dëshmuar disa persona të autorizuar për sigurimin e objektit të AKM-së.

“Paul Acda, shefi i shtyllës së IV, kishte kontraktuar njërën nga kompanitë e sigurimit për ruajtjen e objektit të AKM-së. Ai edhe kishte porositur ata që të mos lejojnë asnjëri të futet brenda objektit e në veçanti drejtuesit e AKP-së”.

Express, duke u thirrë në burime anonime të zyrtarëve të lartë të AKP-së, shkruan se vet drejtuesit e UNMIK-ut kanë pranuar se kanë djegur disa dokumente, por ato kanë qenë të parëndësishme.

“Megjithatë po presim të shohim arkivin që e kanë shpërngulur, se a janë të gjitha dokumentet”.