Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot tha se do të mundësohet që dokumentet personale të qytetarëve, që janë me afat të skaduar, do të vlejnë deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Këtu bëjnë pjesë: letërnjoftimet, lejet për vozitje, pasaportat për qytetarët e vendit, si dhe leje-qëndrimet e shtetasve të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jam i vetëdijshëm se jetojmë në kushte kur lëvizja është në minimum, por me këtë vendim i mbrojmë qytetarët, si dhe të punësuarit në shërbimet e administratës në MPB. Apeloj tek qytetarët që edhe më tej t’i zbatojnë rekomandimet dhe vendimet e qeverisë”, tha Çulev.
Ndryshe, ai dje njoftoi se këto ditë do të arrijnë pesë mijë pasaporta, pasi më herët kishte mungesë të tyre./Telegrafi/