Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të dyshuarit tjetër, i cili gjendet në arrati janë gjetur dhe sekuestruar 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë, si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.