Site icon Telegrafi

Dokumentat nuk ishin në gjuhën greke, anulohet ekstradimi i Grujoskit dhe Boshkovskit

Maqedonia është në proces të ekstradimit të dy qytetarëve dhe ish-zyrtarëve të saj nga Greqia për shkak fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatat e vendit për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin të akuzuar nga Prokuroria Special Publike në rastin ”Fortesa 2”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme në Selanik të Greqisë është kërkuar që dokumentet dhe kërkesën e ekstradimit Maqedonia ta përgatit edhe në gjuhën greke, jo vetëm në frangjisht dhe për këtë e njejta seancë është anuluar për më 13 dhjetor të këtij viti.

Përveç mungesës së dokumenteve në gjuhën greke, në gjykatë nuk ka qenë prezent as njëri nga tre avokatët e mbrojtjes së Grujoskit dhe Boshkovskit. /Telegrafi/

Exit mobile version