Telegrafi

Dokumentari “Mendoj për Ty” shfaqet në Australi

Në Sidnej të Australisë është shfaqur dokumentari “Mendoj për Ty”, i përgatitur nga artistja Alketa Xhafa-Mripa dhe producentja Anna di Lellio, në solidarizim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, kanë zhvilluar një diskutim me pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve përfaqësues të vendeve të ndryshme dhe të komunitetit shqiptar.

Jahjaga ka pasqyruar angazhimin e saj në informimin e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj femrave gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/