Site icon Telegrafi

Dokumentari i Britney Spears do të lansohet në fillim të muajit maj

Pas publikimit të fundit të “Framing Britney Spears”, BBC njoftoi dokumentarin për jetën dhe konservatoritetin e legjendës së muzikës pop.

Dokumentari i ri, i titulluar The Battle for Britney: Fans, Cash and Conservatorship, do të dalë në BBC iPlayer të shtunën, 1 maj.

Do të transmetohet disa ditë më vonë në BBC Two, në orën 21:00 të mërkurën (5 maj).

Britney Spears (Foto: Getty Images)

Gazetari i BBC, Mobeen Azhar ka qenë në vendlindjen e Spears për të takuar njerëz që janë të përfshirë në betejat e gjata gjyqësore përreth Britney.

Mobee gjithashtu ka intervistuar edhe njerëz të afërm të Spears, përfshirë ish-koreografin e saj dhe bashkë-yllin e “X Factor”, Brian Friedman, grimeren e saj, Billy Brasfield, avokaten Lisa MacCarley dhe blogerin e famshëm Perez Hilton.

Lexo po ashtu Babai i Britney Spears kërkon nga këngëtarja të paguajë dy milionë dollarë të tarifave të tij ligjore

Vetë këngëtarja iu përgjigj një pjese që u lansua në shkurt duket thënë, “Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo që pashë kam qarë për dy javë. Unë ende qaj ndonjëherë”.

Britney Spears (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Netflix është duke punuar në dokumentarin për jetën e Britney Spears dhe konservatorin e saj.

Në fillim të muajit prill, ka kërkuar që pasuria e yllit të muzikës pop të mbulojë kostot e mëdha të tarifave të tij ligjore. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Getty Images)
Exit mobile version