David dhe Victoria Beckham janë pjesë e ceremonisë së Emmy Awards 2024.
Ish-futbollisti 49-vjeçar dhe stilistja 50-vjeçare morën pesë nominime për dokumentarin e tyre të vitit 2023 në Netflix, “BECKHAM”.
Seriali dha një pasqyrë unike në karrierën e Davidit dhe një vështrim intim në fillimin e romancës dhe martesës së tyre.
Seriali me katër pjesë u nominua për ‘serialin më të mirë dokumentar’ në Emmy Awards 2024, duke konkurruar me “Quiet On Set: The Dark Side Of Kids TV”, “STAX: Soulsville U.S.A.”,
“Telemarketers” dhe “The Jinx – Part Two”.
“Është një nder i vërtetë për mua dhe për të gjithë ekipin krijues që BECKHAM të njihet nga Akademia”, ka qenë reagimi i David.
“Realizimi i këtij dokumentari ishte një udhëtim personal, një letër dashurie për futbollin dhe familjen time”, shtoi ai.
“Jam shumë mirënjohës për ekipin e jashtëzakonshëm të udhëhequr nga Fisher Stevens dhe gjithashtu për të gjithë ata njerëz nga jeta dhe karriera ime që morën pjesë dhe që kanë luajtur një rol kaq të rëndësishëm në historinë time”.
David ndërkohë mblodhi familjen e tij në një mega jaht në Sardenjë për të festuar ditëlindjen e 13-të të vajzës Harper. /Telegrafi/