Muzikanti shkodran Gac Çuni do të mbyllte sytë në moshën 30-vjeçare në burgun e Burrelit. Historia e tij, e rrëfyer nga kompozitori Zef Çoba, do ta bënte regjisoren edhe gazetaren Luljeta Progni, që t’i dedikonte një dokumentar.
Në dokumentar, për reth 30 minuta vjen historia e trishtë e djaloshit që i dhuroi publikut këngën e njohur “Kaçurrelat e t’u”. Ndonëse kompozitori ishte i sëmurë nga turbekulozi, do t’i duhej të vuante edhe torturat e regjimit komunist në birucat e errëta.
Në dokumentar vjen edhe dëshmia e njeriut më të afërt të tij, vëllait dhe mikut të tij të qelisë. /Shqiptarja/
https://youtu.be/3gR28Kjoh7w